Thursday, April 25, 2024
Home Aktualitet Në dy muaj 35 viktima, policia apel: Mos e ngisni makinën si...

Në dy muaj 35 viktima, policia apel: Mos e ngisni makinën si të ishte avion

0
792

Pavarësisht ashpërsimit të masave ndëshkimore për shkelësit e rregullave të qarkullimit dhe aksioneve të përsëritura të policisë, ulja e aksidenteve me pasoja nuk po ndodh, përkundrazi ngjarjet tragjike në rrugë janë shtuar.

Vetëm në dy muajt e fundit në periudhën shtator- tetor kanë humbur jetën si pasojë e tyre 35 persona, një rritje e ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku numri i aksidenteve me pasojë vdekjen ishte 29.

Nga bilanci i shifrave rezulton se në muajin shtator kanë humbur jetën 20 persona si shkak i aksidenteve ndërkohë që vitin e kaluar numri i të vdekurve nga aksidentet ishte në 9 persona, ndërsa deri në 27 tetor kanë ndodhur 15 aksidente me pasojë vdekje.

Në të gjitha rastet sipas ekspertëve janë shkelja e rregullave te qarkullimit qoftë nga këmbësorët që presin rrugën jashtë vijave te bardha qoftë nga drejtuesit e automjeteve që ecin me shpejtësi jashtë normave apo përdorin celularëve.

Ndërkohe nga ana tjetër policia e kryeqytetit vijon aksionin për parandalimin e tyre. Sipas policisë në 14 orët e fundit janë pezulluar patentat e 14 shoferëve, të cilët udhëtonin në autostradën Tiranë-Durrës , pasi ishin me shpejtësi tej normave të lejuara.

Policia i bën thirrje shoferëve që të mos e ngasin makinën si të ishte avion dhe rrugën e mjeteve e trajtojnë si pistë. Edhe pse Policia Rrugore ka shtuar kontrollet duke përdorur mjetet speciale si Radar e Drager, edhe pse gjatë fundjavave janë shume drejtues mjetesh për shpejtësi tej normave te lejuara përsëri ka drejtues mjetesh që rrugën e trajtojnë si pistë duke ecur me 145 km/h deri 174 km/h, nxitim që i rrezikon jetën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here