Saturday, April 20, 2024
Home Politikë Ilir Meta takon Albin Kurtin: Uroj që Kosova të ecë në rrugën...

Ilir Meta takon Albin Kurtin: Uroj që Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike

0
541

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka takuar sot liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtin.

Meta ka postuar një fotografi së bashku me numrin një të VV, ndërsa thekson se e uron Kurtin për rezultatin pozitiv të arritur në zgjedhjet e fundit. Kreu i shtetit thekson se uron po ashtu që Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Kënaqësi të prisja sot liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, z.Albin Kurti dhe ta uroja për suksesin e arritur në zgjedhje.

Uroj që Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike, që të jetë një shembull pozitiv në të gjithë rajonin, siç e dëshmoi edhe në zgjedhjet e fundit, për standardet demokratike, por edhe për mirëqeverisjen. 🇦🇱🤝🇽🇰

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here