Në një studim më të fundit, shkencëtarët kanë arritur në konkluzionin se të punosh 40 orë në javë nuk mund të konsiderohet më si një normë.

Sipas shkencëtarëve, 40 orë punë në javë shkaktojnë një sërë problemesh me shëndetin e njeriut, duke filluar nga rreziku i lartë i infarkteve, deri te depresioni e alkoolizmi.

Prestigjiozja “The Telegraph” i ka kushtuar një hapësirë kësaj problematike, teksa sjell në vëmendje një këngë të Dolly Parton, ku thuhet se puna nga ora 9 deri në 5 cilësohet si një mënyrë e tmerrshme për të jetuar.

“Shkencëtarët kanë zbuluar se ata që punojnë më shumë se 52 orë në javë humbasin flokët e tyre me një shpejtësi dy herë më të madhe se ata që punojnë 40 orë ose më pak”, shkruan “The Telegraph”.

Capture

LEAVE A REPLY