Gazetari sportiv, Ervin Baku: Vetëm ju në Shkodër e shikoni Vllazninë në krizë, tre pikë poshtë kreut

0
704

Gazetari sportiv Ervin Baku ishte i ftuar ne emisionin “Sport Show” ne Tv1 Channel i cili ka komentuar rikthimin e trajnerit Armir Grima ne krye te kombetares se futbollit per femra si dhe situaten e Vllazniae te cilen sipas tij eshte e habitshme se si shkodraneve iu duket ne krize kur eshte vetem tre pike poshte kreut.

Baku: Me Armir Grimen na ka bashkuar sporti  dhe eshte nje lajm i mrekullueshem kur nje sportist merr pafajesine. 13 muaj nuk jane pak, por drejtesia ka folur, ka triumfuar. Vetem ne Shqiperi ndodh qe t’i mund te kalbesh pa u provuar asgje. E dyta dhe me kryesorja eshte nje drejtesi e marre dyfish, sepse ka fituar vendin e punes. Eshte shume e rralle te ndodh kjo ne Shqiperi. “Une i heq kapelen” drejtuesve te federates shqiptare te futbolllit qe e kane rikthyer Grimen menjehere ne detyre.

Vllaznia nuk eshte ne krize, vetem ju ketu ne Shkoder e shikoni krizen. Vllaznia eshte tre pike poshte kreut. Ne qofte se ju kete e quani krize eshte problem tjeter. Nuk ka asnje vend te botes qe te jesh tre pike poshte kreut te quhet krize. Sepse ne shqiptaret ne pergjithesi keshtu jemi, “rrofte mbreti, poshte mbreti”, por te jesh tre pike poshte kreut nuk eshte krize. Partizani 18, Vllaznia 15 kjo eshte fakt. Ne qofte se ne fillim te sezonit do i thonin çdo trajneri nenshkruaj se do te jesh tre pike poshte kreut, menjehere do te nenshkruante.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here