Tuesday, November 19, 2019

Lugji në Tv1 Channel: Grima dhe Vllaznia një binom i pandarë, të gjithë të mbështesim Vllazninë në këto momente…

99
0

Ish-futbollisti i Vllaznise Fatmir Lugji i ftuar ne emisionin “Sport Show” te Tv1 Channel ka komentuar rikthimin e trajnerit Armir Grima ne krye te kombetares se femravesi dhe situaten ne te cilen ndodhet Vllaznia, ku i drejtohet me thirrje te gjithe sportdashesve shkodrane qe ta mbeshtesin ne keto momente aspak te mire Vllaznine.

Lugji: Grima dhe Vllaznia jane nje binom i pandare. Une mund te them se Armir Grima eshte nje vlere e shtuar e Vllaznise edhe per kontributin qe ka dhene si futbollist, por edhe per kontributin modest qe po jep si drejtues dhe si trajner. Prandaj i urojme shume suksese ne jete edhe ne detyrat funksionale qe do t’i paraqiten.

Ndersa per Vllaznine e Shkodres, vazhdimit ne emisionet televizive kemi qene kritik qe ne fillim dhe mosbesues qofte ndaj stafit teknik, qofte edhe ndaj ekipit. Sot jemi ne nje moment qe Vllaznia eshte ne nje moment kritik. Te gjithe ne, ai qe e quan veten shkodran, sportdashes, tifoz duhet ta mbeshtesim, moralisht, duhet ta mbeshtesim edhe me ide dhe mendime. Pikerisht ne kete aspekt them qe Vllaznia gjate kesaj periudhe sidomos kohet e fundit ka kaluar ne nje mbivleresim, qofte trajneri si dhe lojetaret.

Çfare problemesh ka tek Vllaznia? Ne qofte se stafi drejtues i degjon emisionet televizive, keshillat, mendimet qe japin qofte specialistet apo tifozet e thjeshte them qe Vllaznia duhet te shkeputet njehere e mire nga senatoret dhe pagatoret. Vllaznia duhet te gjej nje lider, sepse i mungon nje i tille ne fushe, i cili frymezon, organizonte gjithe ekipin.

Formalizimi i formacionit, pasi ende pozicioni ilojtarit ne fushe, nuk eshte gjetur i duhuri.

LEAVE A REPLY