Trajneri i kombetares se femrave, Armir Grima ishte i ftuar ne emisionin “Sport Show” ne Tv1 Channel i cili menjehere pas marrjes se vendimit per lirimin nga akuzat e ngritura ndaj tij, eshte rikthyer ne krye te kombetares shqiptare te futbollit per femra.

Grima: Besoj qe ajo qe duhet veçuar ne kete rast eshte se drejtuesit e Federates Shqiptare te Futbollit per asnje moment nuk kane dyshuar ne fajesine time. Kane qene presidenti Armando Duka bashke me sekretarin Shulu ato qe me kane mbeshtetur me shume, me jane gjendur prane mua dhe familjes time dhe per asnje moment te vetem nuk kane dyshuar tek fajesia ime. Sapo kam marre njoftimin nga gjykata qe jam i lire, telefonata e pare qe ka bere presidenti Duka i cili me ka thene qe neser do te vazhdosh detyren aty ku e ke lene.

Isha i gezuar dhe i habitur se çfare po ndodhte ne ato momente, nga njera ane lirimi prej akuzave, nga ana tjeter direkt ne detyre. Ishte shume emocion per te cilin e falenderoj nga zemra.

LEAVE A REPLY