Një alarm për bombë është lëshuar në orët e fundit pranë Ambasadës së Çekisë në Tiranë.
Menjëherë pas marrjes së alarmit, policia ka rrethuar zonën.
Telefonata mësohet se është bërë nga një person anonim në Policinë e Tiranës.
Policia po ushtron kontrolle për eksploziv në zonë.
Dyshimet e policisë janë për një telefonatë të rreme.