Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal mbajti fjalimin kryesor në edicionin e 5-të të “Tirana Connectivity Forum”

“Në vend që të një diskutimi të përqëndruar për “axhendën e lidhshmërisë/konektivitetit  dhe debatit sa prej 1 miliardë eurove të granteve të Bashkimit Evropian (BE) u shpenzuan nga 2015 deri në 2020 ose sa e rëndësishme është (ndër)lidhja e njerëzve dhe tregjeve në rajon, etj. Gjatë këtij tetor, duke përfshirë edhe këtë takim, rajoni është përqëndruar sërish në te perspektiva e vet e BE-së dhe dhe po i përgjigjet pyetjes: “Cfarë vjen më pas” tha sot Majlinda Bregu, Sekretarja e Përgjithshme e KBR në fjalimin kryesor të “Tirana Connectivity Forum” (TCF)

“Evropa është në një krizë të thellë në kërkim të identifikimit të filozofisë dhe të saj ndaj rajonit. Kjo është cështja kryesore sot. Unë nuk e di se çfarë do të vij më pas, derisa BE-ja të jetë e gatshme të na tregojë cfarë planesh ka për rajoninilat janë planet për rajonin. Unë thjesht mund të them që do të ishte gjë e mencur për të gjithë ne që të punojmë në dy drejtime: rritjen e ndërlidhjes përmes bashkëpunimit rajonal dhe realizimin reformave të vërteta në secilin vend, duke qenë të vetëdijshëm se anëtarësimi në BE nënkupton një axhendë transformimi, dhe jo një fiksim pas datave apo metodologjive. Ne duhet të përqëndrohemi në përballjen e fenomenit të “largimit të trurit” (brain drain) duke patur në mendje perspektivën e njerëzve, duhet të sigurojmë lëvizjen e lirë të qytetarëve me karta identiteti në rajon, duke filluar nga biznesi dhe të rinjtë, dhe të ecim përpara me axhendën dixhitale. Ne ja dolëm “të lidhim” rajonin përmes Marrëveshjes për Roaming Falas që është në fuqi prej datës 1 korrik. Por dixhitalizimi nuk është vetëm ulja e tarifave të telefonisë. ”

“Rajoni ka nevojë për mbështetje të shtuar për t’ia dalë me sukeses në reformat e nevojshme dhe për të kapur ritmin e BE-së. BE mund të rishqyrtojë ofertëne vet dhe ta përfshijë rajonin në mekanizmin e fondeve strukturore. Ata kanë kërkuar ca më shumë kohë (deri në maj 2020) për të punuar për qasjen e tyre të re për zgjerimin, por për të shmangur “dëmet e mëtejshme” gjeopolitike “në rajon, ky vendim duhet të merret duke patur përfshirë të 6 vendet e rajonit. A është bashkëpunimi rajonal apo lidhja/konektiviteti një alternativë ndaj anëtarësimit në BE? Jo. Por ne nuk mund të vazhdojmë të qajmë dhe të tregojmë gishtin e lodhur tregues ndaj dikujt tjetër me shpresën se duke bërë këtë atëherë papunësia në rajon të ulet,! ” – tha Bregu.

Forumi u hap zyrtarisht nga Belinda Balluku, Ministre për Infrastrukturë dhe Energji e Shqipërisë, dhe pasua nga fjalimi i Luigi Soreca, Ambasadori i  Bashkimit Evropian (BE) në Shqipëri.

Forumi i këtij viti i kushtohet bashkëpunimit rajonal në energji; sfidat institucionale në lidhjen e transportit; lidhja mes njerëzve (people to people) kapitali njerëzor; Ballkani Perëndimor në rrugën e tyre për në BE; lidhja/konektiviteti dhe gjeopolitika; reformat dhe ndërlidhja/konektiviteti. Nw anekset e Forumit pati një diskutim mbi sfidat e të rinjve dhe ekonominë dixhitale: mësimet e nxjerra nga Samitit Ballkanit Perëndimor të Poznanit

Edicioni i 5-të i TCF i organizuar nga Instituti për Zhvillim dhe Bashkëpunim membështetjen e RCC, mblodhi ekspertë, studiues, akademikë, organizata të shoqërisë civile, koordinatorë të Samiteve të Ballkanit Perëndimor dhe politikëbërës të tjerë të përfshirë në zgjerimin e BE-së në rajon dhe bashkëpunimin rajonal.

LEAVE A REPLY