Tuesday, April 16, 2024
Home Aktualitet Mesazhi i motrave Ndoci për shqiptarët: Vendi s’ka negativitet, duhet më shumë...

Mesazhi i motrave Ndoci për shqiptarët: Vendi s’ka negativitet, duhet më shumë veprim e më pak shamatë

0
597

Dy motrat e famshme Rita dhe Juli Ndoci prej shumë vitesh jetojnë në Gjermani.

Por këngëtaret e dashura për publikun shqiptar nuk i kanë harruar rrënjët e tyre dhe u kthyen për të konkurruar në festivalin e këngës qytetare “Luleborë” në Shkodër.

Të ftuara në emisionin “Tempora” në RTV Ora ato komentuan situatën në Shqipëri, duke dhënë edhe mesazhe për shqiptarët.

Juli u shpreh se gjithmonë e ka dashur dhe do e dojë Shqipërinë ndërsa iu drejtua shqiptarëve se duhet më shumë veprim dhe më pak shamatë.

Juli Ndoci: “Unë personalisht nuk ia kam idenë politikës shqiptare fare. Vendi nuk ka negativitet. Unë e dua Shqipërinë siç ka qenë, siç është dhe siç do bëhet. Shpresoj që njerëzit dikur ta kuptojnë se ky është një kalim kohe. Dhe çdo sistem kur kalon në sistem tjetër ka pengesat e veta. Të gjithë duhet të ndërgjegjësohemi se duhet të veprojmë dhe jo të bëjmë shamatë.”

Ndërkohë motra e saj Rita u shpreh se njerëzit duhet të ndërgjegjësohen se nuk janë partitë që na kalojnë më shpejt nga një sistem në tjetrin, por është puna e tyre.

Rita Ndoci: “Me artin harron dhimbjen si në sistemin e kaluar. Jemi munduar por me ia heq pak dhimbjen me humor, edhe nëse ishte banal unë pranoj sot komplet se jeta këtu është shumë banale. Arti shpreh ndjesi. Mendoj që çfarë të servirësh njerëzve atë jehonë do marrësh. Nëse njerëzit ndërgjegjësohen se nuk janë partitë që ju kalojnë më shpejt nga një sistem në tjetrin, por është vetë puna juaj, është përpjekja ju për të arritur diçka. Nëse të heqin nga puna fillo punë tjetër.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here