Ne lidhjen direkte me emisonin “Start” ne Tv1 Channel gazetarja Merisa Gjoni ishte ne polikliniken e qytetit te Shkodres me stomatologen Rudina Domnori per te folur rreth shendetit oral tek femijet. Departamenti i stomatologjise ka njisur nje fushate depistimi te shendetit oral qe ne fillim te muajit tetor dhe do te mbaroje ne fund te ketij muaji. sipas stomatologes Domnori ky depsitim ka si qellim rritjen e ndergjegjesimit te prinderve dhe femijeve per kujdesin e shendetit oral qe ne moshe te hershme.

Domnori: Kjo eshte nje nisme e sherbimit stomatolog qe behet çdo vit ne muajin tetor, i cili eshte muaji i depistimit me te cilin kuptojme ndergjegjesimin e prinderve dhe te nxenesve. Kjo behet nga dat 1 deri me daten 31 tetor. Kryesorja per kete eshte depistimi por edhe diagnostikimi i higjenes orale edhe i dhembeve karios. E theksoj kete sepse shumica e prinderve nuk eshte ne dijeni te ketij depsitimi, por kjo ka nje rendesi te madhe sepse ne kapim dhembet ne faze te hershme te prishjes se tyre, ku nuk ka filluar ende dhimbja. Depistimi behet prej te gjithe personelit, jemi 10 stomatolog, behent me dy turne, turni i pare eshte neper shkolla, ndersa turini i dyte eshte brenda poliklinikes qe pret emergjencat qe jane brenda kesaj kohe.

Duke qene se kjo fushate depistimi behet çdo vit ne nxjerrim vitin paraardhes, kemi nxjerre gjithe dhembet karios, kemi lajmeruar prinderit per gjendjen e higjenes se gojes se femijes, per prezencen e dhembeve karios tek keto femije dhe i lajmerojme me ane te fletushkave te veçanta qe te paraqiten ne kliniken dentare per te marre trajtimin.

Kujdesi oral tek femijet eshte pergjegjesi e prinderve qe ne momentin qe fillojne te dalin dhembet e pare. Larja e dhembeve me furçe  fillon qe ne moshen 2 vjeçare, ndersa tek dhembet qe jane te vegjel poshte moshes 2 vjeçare larja behet me pambuk  dhe hiqen mbeturinat prej dhembeve te femijes. Zakonisht larja e dhembeve ka nje rendesi te madhe qe te behet ne darke.

LEAVE A REPLY