Conte: Opozita dhe qeveria të ulen në dialog pa kushte

0
503

 

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte i ka bërë thirrje opozitës që të ulet në tryezë me mazhorancë në dialog pa kushte për të zgjidhur krizën politike.

Deklarata gjatë një konferencë me kryeministrin Rama.

“Mbetet aktuale zgjidhja e krizës politike në Shqipëri për të kompletuar dhe procesin dhe për të pasur të gjitha letrat në rregull për takimin tjetër ku vendet anëtare do të thirren për të dhënë qëndrimin e tyre për zgjerimin. Ajo që mund të garantoj është se Italia do të jetë në reshtin e parë për ta mbështetur. Besoj se BE ka një përgjegjësi të madhe dhe nuk mund të ndërpresë këtë rrugë, as për ta shtyrë” .

Kryeministri Rama nga ana e tij u shpreh i vendosur se Shqiperia do vijoje rrugën drejt integrimit në BE

“Kemi miq dhe partner të fortë si Italia. Do të vazhdojmë të ecim në këtë rrugë sic kemi bërë deri tani’ u shpreh Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here