Wednesday, April 24, 2024
Home Kronika Mediat greke publikojnë pamjet: Policia shqiptar i merr banderolën nënës së Kacifasit

Mediat greke publikojnë pamjet: Policia shqiptar i merr banderolën nënës së Kacifasit

0
495

Mediat greke kanë publikuar një video të datës 28 tetor në Bularat, ku thonë se policia shqiptarë i ka marrë nënës së Kacifasit, një banderolë me foton e djali të saj.

Policia nuk i lejoi që këto banderola të shfaqeshin në përvjetorin e vrasjes së Kacifas.

Sipas mediave greke, persona që i morën banderolën me foton e Kacifasit ishin civilë dhe jo të veshur me uniformë.

Nëna e Kostandin Kacifas gjithashtu u procedua penalisht nga prokuroria për thirrjet për dhunë të bëra pak ditë më parë në Gjirokastër.

Dosja ndaj saj është referuar në prokurori nga Antiterrori i policisë shqiptare për veprën penale që dënohet deri në 3 vjet burg. Në cilësinë e provave janë administruar me video deklaratat e saj kundër rendit kushtetues dhe qytetarëve shqiptarë dhe thirrjet se jugu i Shqipërisë është Vorio Epir.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here