Ne kuadrin e muajit te tetor, muajit te letersise , ne gjimnazin “28 nentori” do te behet promovimi i librit “Veli Stafa” Platonicus. Per te folur per kete ishin te ftuar pedagogu Alfred Çapaliku dhe drejtorja e DRKK, Majlinda Laçaj ne studion e emisionit “Start” ne Tv1 Channel, te cilet bashkimin e tyre ne kete promovim librin e cilesojne te tille: “E perbashketa jone eshte fjala kulture dhe kulture do te thote Shkoder.”

Laçaj: Jemi ne tetorin e librit, nje nisme e iniciuar nga ministria e kultures prej afro 4 vitesh ku jane zhvilluar aktivitete te ndryshme, ku ne qender kane patur ne fokus librin, sensibilizimin e qasjes se brezit te ri drejt leximit dhe drejt librit.

Me pedagogun Çapaliku ne u takuam ne nje aktivitet te bukur dhe te rendesishem qe u zhvillua ne qytetin e Shkodres para disa javesh ku u nderua nje nga figurat me te rendesishme te letrave shqipe, siç ishte Migjeni yne i madh. Ne komunikim e siper me profesorin per aktivitetet e mundshme qe ne mund te realizonim ne kuader te ketij muaji, lindi kjo ide e ketij aktiviteti, pasi libri ishte botuar, por nuk ishte ekspozuar asnjehere ne treg dhe tek lexuesit. Promovimi i librit te ketij njeriu mjaft te rendesishem i cili edhe pse i ri ne moshe u largua nga kjo bote, por la mjaft rrezatim persa i perket letersise shqipe.

Çapaliku: Libri i kushtohet Veli Stafes, ka qene nje deshire e imja e hershme qe te shkruhej nje liber per te. Duke u nisur fillimisht nga nje fakt krejtesisht familjar, personal. Babai im ka qene ne nje klase dhe ne nje banke me Veli Stafen dhe herepashere sa here permendej Qemal Stafa, babai nderhynte ne bisedat tona familjare dhe thonte me i mençur ka qene Veliu. Veliu ne shtepine tone ishte bere thuajse nje pjestari familjes aq shume permendej. Ishte shume jeteshkurter dhe ndoshta edhe kjo e bente babain qe ne nje fare menyre te fliste me teper per Veliun pertej te qenurit shkrimtar. Njerezit e mire qielli i therret perpara kohe. Shume pritet nga njeriu, por njeriu edhe kur jeton pak, por ben shume e ka realizuar qellimin e tij ne jete.

LEAVE A REPLY