Rita dhe Juli Ndoci në “Aromë Shkodre” rrëfejnë peripecitë e jetës së tyre artistike…

0
1140

Rita dhe Juli Ndoci ishin mbreme pjese e emisionit “Arome Shkodre” ne Tv1 Channel ne nje interviste ne te cilen rrefejne peripecite e jetes se tyre artistike.

Energjia dhe pozitiviteti i tyre te perfshin qe ne momentet e para te bashkebisedimit te motrave Ndoci me gazetaren Kozeta Bruçi. Publiku shkodran vazhdon t’i mirepres me po ate entuziazem te 30 viteve me pare dhe kjo u pa edhe ne festivalin e “Lulebores” ku publiku nuk kursej duartrokitjet e shumta per keto dy artiste te cilat prej vitesh i mungonin skenes shkodrane.

Ngjiten ne skene duke mbajtur ne zemer jo thjesht emocionet e intepretimit por gjithe peshen e nje te kaluare te ndritur, me dritat e skenes, me duartrokitjet e pafundme, me adrenaline e aktiviteteve qe nuk ndaleshin kurre.

Rita dhe Juli Ndoci permes nje interviste spontane lidhin bashke te kaluaren me te sotmen, tregojne burimin e vertete te dashurise per Shkodren.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here