Friday, April 19, 2024
Home Politikë Shkrihet struktura drejtuese e PS në Shkodër, debate në mbledhjen e kryesisë

Shkrihet struktura drejtuese e PS në Shkodër, debate në mbledhjen e kryesisë

0
703

PS ka mbledhur kryesinë në Shkodër nën drejtimin e të deleguarit, Arben Pëllumbi, i cili ka thënë se me vendim të kryesisë së PS është shkrirë struktura e partisë në këtë qytet.

Mbledhja është shoqëruar me debate mes anëtarësisë, ndërsa të pranishëm ishin edhe deputetët Senida Mesi dhe Luan Harusha.

Pellumbi: Me vendim të Kryesisë së Partisë Socialiste është shkrirë struktura drejtuese e PS-së në Shkodër. Ky grup që kishim sot zëvëndëson pikërisht mungesën e atyre strukturave drejtuese të partisë për të menaxhuar dhe koordinuar procesin e zgjedhjeve në PS. Në të gjitha bashkitë e vëndit këtë proces e menaxhon kryetari partisë së bashkisë së bashku me asamblenë socialiste. Në Shkodër me qenëse nuk I kemi këto struktura sot kemi këtë grup nismëtar koordinatorësh dhe stafet që ata kanë zgjedhur pikërisht për të menaxhuar të gjithë kalendarin e zgjedhjeve në PS, përfshi edhe Bashkinë e Shkodrës.
Emrimet e Drejtorëve të Drejtorive?
Unë e kuptoj që edhe kjo pjesë ka një rëndësi të madhe sepse pikërisht ka të bëjë me shërbimet që ofron administrate ndaj qytetarëve të Shkodrës por edhe më gjër. Por nuk është pjesë e kësaj bisede sot, nuk është pjesë e këtij takimi sot. Ne kemi ngritur një grup qytetarësh të spikatur ndofta edhe një cikë më I gjërë se kaq, të cilët janë duke bërë propozimet e tyre për emra që ata mendojnë se mund të jenë përfaquesit më të mirë të qytetarëve të Shkodrës për të drejtuar institucionet qofshin ato shtetërore qofshin locale. Në këtë consensus pak të gjërë sigurisht fjla e fundit I takon qeverisë, I takon ministrave, I takon kryeministrit, në dijenin time është një proces që po zhvillohet. Duhet të kuptoni dhe të mirëkuptoni që nuk është një proces I lehtë se po të ishte I tillë bëhej me një të rënë të lapsit. Po përpiqemi të bëjmë më të miren e mundëshme për të dhënë përfaqësuesit më dinjitoz, qoft për PS-në qoft edhe për drejtuesit e administratës.

Pellumbi: Situata në Bashkinë e Shkodrës duhet të marrë një zgjidhje nga Presidenti I Republikës, I cili duhet tashmë të caktoi një datë për zgjedhje të pjesëshme në Bashkinë Shkodër. Mundësi tjetër nuk ka. Presidentit duhet ti drejtohet KQZ-ja, për ti kërkuar një datë. KQZ-ja I është drejtuar me një letër, nuk I ka dhënë përgjigje, thoshte priste 13 tetorin. Tashti 13 tetori ka kaluar dhe sigurishtë që Presidentit do ti kërkohet që të caktoi një datë tjetër në Shkodër, nëse do ta bëjë këtë. Gjithësesi  është në tagrin e Presidentit të Republikës për të gjykaur edhe për të vendosur ktë gjë. Pa një datë nga Preidenti I Republikës nuk mund të kemi zgjedhje locale të pjesëshme në Shkodër. Në lidhje me deklaratat e Zotit Basha ato janë deklarata tashmë të përsëritura, edhe pse në vetëvete përbëjnë një hap përpara në ctensionimin e situatës e cila u tensionua në mënyrë krejtësisht artificiale. Për këtë arsye ne jemi një dorë e shtrirë për të bashkëpunuar me opozitën, pork y bashkëpunim kalon nëpërmjet një komisioni që është komisioni zgjedhor. Ne nuk mund të kemi një palë zgjedhje, qofshin këto edhe të 2021-shit, në qoftë se nuk materjalizojmë në Kodin Zgjedhor, ndryshimet që janë kërkuar të paktën nga OSBE-ODIHR, pastaj edhe ndryshimet që kërkojmë ne vetë si forca politike. Rruga në të cilën kalojnë këto ndryshime është e pa diskutuar që kalon nëpërmjet komisionit kuvendor dhe do të aprovohet në kuvendin e Shqipërisë nga ata deputet që janë sot në Kuvendin e Shqipërisë. Nuk ka një rrugë tjetër. E dyta Zoti Basha dhe të gjitha  opozitare të cilat dolën nga sistemi, ndërmoren një akt ekstrem, I cili rezultoi I dështuar. Në fillim duhet të reflektojnë një llojë mea-culpa për atë që bënë. Pastaj të heqin ultimatumet dhe lëvizjen e zotit Basha këtë radhë e shikoj pikërisht, si një largim ndoshta nga ultimatumet. Por që të kalojmë në zgjedhje, cfardo llojë zgjedhjesh që të jenë ato. Ne kemi nevojë për një kod të ri zgjedhor. Pa e bërë kodin e ri zgjedhor, dhe pa instaluar kulturen që humbësi ti jap dorën fituesit, dhe ta lejoi fituesin të bëjë qeverisjen e tij në katër vitet që vijnë, për sa kohë do ketë maxhoranca në parlament apo mbështetjen në elektorat, ne nuk do të mbërrijm ndonjë gjë. Ne kemi bërë shumë palë zgjedhje, të gjithë I dimë problematikat e zgjedhjeve tona, nuk na I ka bërë as sistemi, as kodi, na I ka bërë mënyra se si ne e zbatojmë dhe si ne sillemi sidomos në raportë me të nesërmen e ditës së zgjedhjeve.

Pellumbi: Nse Presidenti cakton një datë të zgjedhjeve të pjesëshme në Shkodër do ta lejoni Voltana Ademin të qëndroi edhe 4 vite?
Kjo nuk është se varët në dorën tonë. Ne duhet të kemi zgjedhje në Shkodër. Zgjedhje locale të cilat duhet ti shpall Presidenti I Republikës. Kjo është ajo cka kemi sot. Nuk kemi një mundësi tjetër. Pra, ju e dini që ne për Presidentin e Republikës, për qëndrimin që ai mbajti ndaj zgjedhjeve të 30 qershorit për dekretimin dhe cdekretimit e datës së zgjedhjeve, ne si forcë politike dhe si maxhorancë kemi kërkuar shkarkimin e tij nga ajo detyrë. Kemi ngritur një komision, kemi kërkuar mendimin e Komisionit të Venecias, komisioni është sot në punë duhet të dalin me një raport. Të gjykojmë nëse raporti I Komisionit do të jetë për shkarkimin apo jo. Në varësi si do ta gjykojnë ata që Presidenti ka bërë shkelje kjo nuk diskutohet, që Presidenti nuk e ka pasur kompetencë cdekretimin e datës së dhe kjo është e vërtetuar tashmë nga Komisioni I Venecias. Nëse kjo quhet apo jo shkelje e rëndë e Kushtetutës, duhet ta vendosin Komisioni, në raportin që do ti paraqesin seancës e cila do votohet pastaj. Por në fund fare, fjalën e fundit do ta thotë Gjykata Kushtetuese. Dhe mua më vjen mirë që jemi duke ecur në rrugen e konstituimit të shpejtë edhe të Gjykatës Kushtetuese, për ti dhënë përgjigje një sërë problematikash kanë ngelur pezull dhe presin vendimet e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here