Gazetarja Merisa Gjoni ne emisionin “Start” ne Tv1 Channel ka realizuar lidhjen direkte nga spitali rajonal i Shkodres, me drejtorin Ardjan Dajti.

Dajti: Kohet e fundit eshte hapur reparti i kemioterapise dhe i sherbimit paliativ. Ky repart ka disa vite i hapur ne funksion, por ne sot jemi plotesuar edhe me nje strukture, me nje mjeke specialiste, banuese e Shkodres. Pra kjo do te thote qe kemi nje vazhdimesi te sherbimit te ketij reparti. Ketu ofrohen sherbimet e paliativit edhe disa sherbime te kemioterapise, kanceri i gjirit dhe kanceri i zorres se trashe. Idea eshte qe ta zgjerojme me teper ne menyre qe pacientet nga Shkodra dhe hapesirat perrreth te kene mundesi sa me pak te shkojne ne Tirane, por  te marrin keto sherbime ketu.

Muaji tetor eshte i njohur boterisht si nje muaj kushtuar sensibilizimit te kancerit te gjirit. Informacioni i fundit qe kam kane qene 706 raste te kryrjes me mamografi ku 5 nga keto jane te dyshuara. Sot eshte dita permbyllese dhe do te dalim me nje rezultat perfundimtar. Ne fund te ketij muaji une do te theksoja qe nuk eshte problemi vetem muaji tetor qe grate te kryjne mamografi, per mua si mjek specialist eshte e rendesishme qe te gjithe keto depistime te kryhen gjate gjithe vitit.

LEAVE A REPLY