Fundjaven e kaluar ne Shkoder ishte nje feste e bukur e cila vinte arome lulesh, vinte arome “Lulebore”. Ishte festivali i muzikes qytetare shkodrane i cili erdhi per vitin e katert pas rikthimit prej nje pauze prej rreth 30 vitesh, por qe mesa duket kjo mungese po fillon te justifikohet me keto kenge te reja dhe te bukura dhe mbi te gjitha me kete produksion po vjen vit pas viti ne teatrin “migjeni” ne qytetin e Shkodres per t’i dhene ketij qyteti nje gjalleri. Per te folur rreth ketij koncerti i ftuar ne studio ishte udheheqesi artistik Ilir Zoga.

Zoga: Festivali “Lulebore” eshte nje nder aktivitetet me te rendesishme ne qytetin tone. Me daten 26-27 u zhvillua ne qytetin tone festivali “lulebore”, tashme nje tradite e rikthyer pas shume vitesh, por me te vertete nga gezon fakti se kjo tradite nga dita ne dite po rritet ne te gjitha aspektet e saj. Jo vetem po e ruajme qe ta mbajme ne vazhdimesi, por po rritet edhe nga aspekti i cilesise, por edhe nga aspekti i prurjeve dhe aspekti profesional.

Me te vertete kete vit ishte nje vit goxha i mire i ketij festivali qofte nga prurjet, qofte nga angazhimet, qofte nga ardhjet jo vetem nga Shkodra, por edhe nga nje mjedis dhe nje atmosfere shume e ngrohte qe ne momentet e fillimit, momentet e provave. Besoj qe ja kemi dale ta kurorezojme me sukses edhe kete vit.

Ky si aktivitet fillon heret, diku nga pranvera, qe fillon perzgjedhja e materialeve. Dorezohen tek nje ekip shume profesional dhe shume serioz per perzgjedhjen e kengeve. Vijne shume kenge dhe ndalen deri tek 16-17 kenge.

LEAVE A REPLY