Friday, April 19, 2024
Home Kronika Përleshje mes shqiptarëve në një lokal në Greqi (FOTO)

Përleshje mes shqiptarëve në një lokal në Greqi (FOTO)

0
662

Një përplasje mes shqiptarëve ka ndodhur në një kafene në Lamia të Greqisë.  Sipas mediave greke incidenti ndodhi mbrëmjen e së enjtes, ku një grup shqiptarësh kishin pirë ca gota dhe shanin grekët.

Por një bashkatdhetar i tyre teksa i dëgjoi u afrua duke i tërhequr vëmendje që të ndalonin dhe mos shanin më.

Ata jo vetëm që nuk iu bindën, por filluan të bërtisnin duke e kërcënuar, madje njëri prej tyre mori një karrige për ta goditur shqiptarin tjetër.

Por, vazhdimi, thonë mediat greke nuk ishte ashtu siç mund të mendohej, pasi shqiptari tjetër doli më i fortë sesa bashkatdhetarët e tjerë të tij, duke ia treguar vendin.

Policia mbërriti menjëherë pasi lokali tashmë ishte shndërruar në një arenë “ringu”.

Personat u shoqëruan në polici për të sqaruar ngjarjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here