Greqi/Goditet grupi kriminal i drogës, sekuestrohet kokainë dhe 17 mijë euro, në pranga dy shqiptarë

0
481

 

Policia greke ka zhvilluar një operacion anti drogë duke goditur një grup kriminal, koka e të cilit ishte një shtetas shqiptar.

Sipas burimeve nga policia greke, operacioni po zhvillohet në Athinë dhe Axaia, ku janë sekuestruar 1.1 kg kokainë, 17 mijë euro, 7 celularë dhe disa automjet.

Në pranga kanë përfunduar dy shtetas shqiptarë 35 dhe 42 vjeç dhe një shtetas grek 70 vjeç. Kreu i grupit sipas policisë ishte shqiptari 42-vjeçar.
Policia vijon hetimet dhe kontrollet në objekte të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here