Familjet shqiptare po përballen me shumë probleme kohët e fundit duke vënë në pikëpyetje ekzistencën.Ish-Deputetja e LSI-së, Nora Malaj, thekson se fatkeqësisht shteti nuk ekziston për të zgjidhur hallet e të varfërve, ndërsa në vend po mbizotëron terrori dhe pasiguria.

Varfëria dhe pasiguria kanë pushtuar familjet shqiptare.

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj, ka deklaruar se shteti nuk ekziston në një kohë që shëndetësia falas ishte premtim dhe pasiguria ka pushtuar vendin.

Malaj: Fatkeqësisht shteti nuk ekziston më, nuk ka më as veshë për të dëgjuar, as sy për të parë dhe as mundësi për të kontribuar se buxhetin tashmë e ka çuar në drejtim të paditur dhe për këto raste ka ngritur duart përpjetë.Ndërkohë që çdo ditë vendi po përballet me një situatë pasigurie dhe terrori që nga atentati i porositur i mbrëmshëm i prokurorit të Durrësit deri te aksidentet masive rrugore që përfundojnë me marrjen e jetës së njerëzve.

Malaj thekson se problem mjaft i ndjeshëm vijon të mbetet edhe numri i divorceve, ndërsa fëmijët janë ata që vuajnë standardet e ulta të jetesës.

Malaj: Fakti më shqetësues janë pasojat që vuajnë fëmijët. Masat e pensionit ushqimor 7 mijë lekë në muaj rezultojnë diskriminuese në çdo rast dhe nuk përfaqësojnë kurrësesi interesat më të larta të fëmijëve.

Sipas Malaj, familja shqiptare po pëson krizën e saj më të thellë ekonomike, sociale, morale dhe integrale dhe gruaja është ajo që po e vuan më shumë.

LEAVE A REPLY