Tuesday, November 19, 2019

Laçjani i dënuar me arrest shtëpie, bën ‘kërdinë’ në Kurbin

61
0

Policia ka vënë në pranga një laçjan, pasi ka thyer masën arrest shtëpie duke vjedhur dhe kanosur banorët.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet policore shtetasi me iniciale S. R., banues në Laç, nuk është gjendur në vendin e qëndrimit të caktuar nga Gjykata e Kurbinit, që vendosi ndaj tij masë “Arrest në shtëpi” në korrik 2019.

Policia njofton se ndaj tij:

-Më datë 28.07.2019, ka bërë kallëzim shtetasi L. Q. se i ka vjedhur një telefon celular.

-Më datë 10.09.2019 ka kanosur me fjalë shtetasin N.L.

-Më datë 03.10.2019, i ka vjedhur telefonin celular shtetases D. R. dhe më datë 01.11.2019 ka dëmtuar me gurë banesën e shtetasit Gj. Gj.

Laçjani ishte i shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale “Vjedhja”, “Kanosja”, “Shkatërrim prone” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY