Friday, April 19, 2024
Home Politikë Rama në interpelancë për Alvin Berishën, shpjegime për 11 vjeçarin në kampin...

Rama në interpelancë për Alvin Berishën, shpjegime për 11 vjeçarin në kampin e Sirisë

0
508

Edi Rama, si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme do të japë shpjegime për hapat që ka marrë qeveria shqiptare për rastin e 11 vjeçarit Alvin Berisha, i cili ndodhet në kamp të Sirisë. Opozita parlamentare do të kërkojë edhe përgjigje për pretendimet e emisionit italian “Le Iene” se Ambasadori shqiptar në Turqi nuk ka bërë detyrën.

Ditën e sotme Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Edi Rama, do të jetë i detyruar të raportojë në Parlament për fatin e Alvin Berishës, i cili ndodhet i plagosur në kampin al-Hol në Siri.

7 deputetë të opozitës parlamentare kërkojnë shpjegime nga Ministri Rama lidhur me rastin e Alvn Berishës, 11-vjeçarit që ndodhet i vetëm në kampet e Sirisë. Në interpelancën urgjente, Edi Rama do të duhet të përgjigjet nëse është i vërtetë pretendimi i emisionit italian “Le Iene” që ambasadori shqiptar në Turqi Gent Gazheli nuk ka treguar vullnet për të qenë pjesë e operacionit për të sjellë djalin pranë të atit.

Pavarësisht se kreu i qeverisë shqiptare është shprehur se çështja e 11-vjeçarit shkon përtej çështjes së diplomacisë, ende nuk ka asnjë hap të bërë publik nga autoritetet shqiptare për rrugën që po ndjekin për të marrë fëmijët shqiptarë që ndodhen në kampet e ruajtura nga forcat kurde.

Afrim Berisha, i ati i 11-vjeçarit ka besim se qeveria shqiptare do të bëjë gjithçka për ta kthyer në shtëpi djalin e tij, por gjithashtu ka nisur edhe një peticion në internet për të mbledhur firmat që ti kërkojë Ministrit të Jashtëm italian Luigi di Maio që të veprojë për të rikthyer Alvinin pranë të atit në Itali.

Sipas të atit, 5 vite më parë vogëlushi është rrëmbyer nga e ëma për ta çuar në Siri, ku kjo e fundit ka gjetur edhe vdekjen. Alvini gjendet në kapmin Al-Hol në Siri dhe ka nevojë për mjekim pasi është i plagosur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here