Thursday, April 18, 2024
Home Kronika Dekonspiroi aksionet e policisë për drogën, arrestohet shoferi i FNSH-së në Shkodër

Dekonspiroi aksionet e policisë për drogën, arrestohet shoferi i FNSH-së në Shkodër

0
585

Arrestohet shoferi i FNSH-së, Ardian Loci, i shpallur në kërkim për shpërdorim detyre.

Policia e Shkodrës  në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative bëri të mundur  kapjen e 48 vjeçarit, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër.

“Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim nr. 243, datë 21.06.2019 e ka denuar me 1 vit e 10 muaj burg, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”njofton policia.

Shoferi i FNSH, Ardian Loci, akuzohet se dekonspiroi aksionet e policisë në 2017 për asgjësimin e bimëve narkotike në Dukagjin. Në atë operacion u arrestuan 17 persona.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here