Ne lidhjen direkte me emisionin “Start”, perfaqesuesi i shoqerise se transportit urban ne Shkoder, Melidion Dervishi thote se qe nga viti 2015 bashkia e Shkodres nuk ka bere subvencionimet e aboneve per studentet dhe invalidet e ketij qyteti.

Dervishi: Deri ne vitin 2015 subvencionet minimalisht per studentet dhe invalidet qe supozohet qe te subvencionohen. Kompensimi i aboneve per student ka munguar qe ne vitin 2015. Studentet kerkojne çdo vit shkollor qe fillon abonete, por eshte e pamundur nga ana jone t’i pajsim me to sepse subvencionet mungojne.  Kompensimi i invalideve eshte qe ne vitin 2014 qe supozohet te behet dhe nga 4 mije invalide pune qe jane te rregjistruar ne bashkine Shkoder, rreth 1600 jane perdorues aktive.

Ne jemi thjesht operator dhe i takon institucioneve perkatese qe te ndjekin procedurat e kompensimit te tarifave per invalidet si dhe miratimit sipas çmimeve perkatese te aboneve per studente.

Invalidet jane rreth 1600 aktive , neqoftese ato do subvencionoheshin çdo muaj me minimumin e transportit me vajtje dhe ardhje i takon 1800 Ieke te reja ne muaj per çdo person.

LEAVE A REPLY