Humbja e Vllaznisë, Parmeza: Të krijosh aq pak raste për gol, minus i madh për Vllazninë…

0
613

I ftuar ne rubriken “Sport Show” ne Tv1 Channel ishte trajneri  futbollit Arben Parmeza i cili ka komentuar humbjen e Vllaznise ndaj Bylisit.

Parmeza: Per mua ajo çfare ishte me e dallueshme ne ndeshjen Vllaznia – Bylis ishte mungesa e finalizimit. Te luash perballe sportdashesit tuaj dhe te krijosh kaq pak raste dhe te mos shenosh eshte minus i madh per futbollin, per ekipin e Vllaznise. Ne vazhdimesi jam shume i pakenaqur me ritmin. Te luash ne fushen tende edhe te mos ia impunosh ritmin kundershtarit, por ndodh e kunderta kundershtari po impunonte ritmin.

Nje problem tjeter i cili eshte ne mbare futbollin eshte qarkullimi  i pakte i topit. Kemi shume dyluftime, shume mbrojtje te topit, por shume pak qarkullim. Po te shohim pa shkuar tek pasimi i peste, topi eshte i humbur. Keto jane problem te futbollit ne pergjithesi, por ne kete ndeshjen kane qene shume evidente.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here