Kryeministri Edi Rama mbledh sot në selinë rozë deputetë dhe anëtarë të PS Shkodër.

Kriza politike në Shkodër po mban mbërthyer disa hallka funksionuese dhe drejtuese në këtë bashki, duke nisur që nga posti i kryebashkiakut, që vazhdon të mbahet nga Voltana Ademi. Ndërkohë që procesi i emërimit të drejtorëve rajonalë tashmë është marrë në dorë nga vetë kryeministri Edi Rama.

Deputeti Paulin Sterkaj u shpreh në mbledhje e drejtuesve të veriut se çështja e emërimit të drejtorëve të rinj është kthyer në tender pasi secili propozon emrat e tij.

Ndërsa pak ditë më parë deputeti socialist Arben Pëllumbi deklaroi pas mbledhjes me tone të ashpra, se me vendim të kryesisë të PS-së është shkrirë struktura drejtuese e PS në Shkodër.

Ai tha se presidenti Ilir Meta duhet të caktojë një datë për zgjedhje të parakohshme në Shkodër.

LEAVE A REPLY