Shoqeria e transportit urban te qytetit te Shkodres ka kerkuar qe te rrise çmimin e biletes se autobusave, kerkese e cila eshte depozituar tashme prane keshillit bashkiak te ketij qytetit, te cilit i takon te shqyrtoje kete kerkese. Nu dihet nese do te behet nje gje e tille gjate kesaj mbledhje apo do te delegohet ne mbledhjet e ardhshme.

Per te folur per kete ishte perfaqesuesi i shoqerise te transportit urban ne Shkoder, Melidion Dervishi ne lidhjen direkte me emisionin “Start” ne Tv1 Channel.

Dervishi: Po eshte e vertete qe eshte bere kerkesa me keshillin bashkiak per rritjen e çmimit te biletes se urbanave, pasi nje nder faktoret kryesore e cila behet kjo gje eshte çmimi i naftes qe per ne ka koston me te larte.

Lenia ne fuqi ne vitin 2015 nga bashkia parardhese se çmimit te biletes 30 leke siç ka qene qe ne 2008, ka nje diference çmimi i naftes nga 110 leke per liter ne 180, qe do te thote 39% rritje e cila eshte kosto direkte mbi ne.

Nder faktoret e tjere qe ndikojne ne rritjen e çmimit te biletes jane edhe mungesa e nje terminali si verior dhe jugor e cila do kishte shtuar efikasitetin e transportit urban dhe per kete arsye ne jemi detyruar qe te kerkojme nje rritje te çmimit te biletes pasi numri aktual i pasagjereve ditor ne Shkoder nuk mbulon kostot e realizimit te punes ne kushte cilesore.

LEAVE A REPLY