Ndeshja me Bylisin dhe humbja e edhe tre pikeve te tjera per Vllaznine ishte tema qe u diskutua mbremjen e kaluar ne emisionin “Sport Show” ne TV1 Channel.
I ftuar ne studio trajneri i futbollit per moshat U-15, Denis Zmijani tha qe Vllaznia me dy ndeshjet e fundit ka humbur 6 pike te rendesishme te cilat do te mund te na nxirrnin ne vendin e pare te tabeles se klasifikimit.
Zmijani: Perska i perket ndeshjes Vllaznia – Bylis ne prisnim me teper prej Vllaznise, piket ishin mjaft te rendesishme ne kete pozicion, sepse ishim vetem 3 pike larg kreut, por harruam se ishim vetem 2 pike larg vendit te 7 dhe 6 gje qe tani u be konkrete per ne.
Pavaresisht renditjes duhet te shohim perpara dhe te nxjerrim mesime prej kesaj situate dhe humbje, sepse une mendoj qe kena lene 6 pike ne keto dy ndeshjet e fundit, qe ndoshta do e shikonim Vllaznine edhe ne vend te pare te tabeles se klasifikimit gje qe nuk ishte e pamundur per Vllaznine, sikur te fitonte me Laçin dhe Bylisit.