Tuesday, November 12, 2019

Bushati kundër rezolutës anti-ruse: Pa opinion të qeverisë, s’i hyj ujërave të turbullta

89
0

Projekt-rezoluta e mazhorancës sa i përket ndërhyrjes së huaj në proceset elektorale në Shqipëri me theks Moskën, nisi sot diskutimet në Komisionin Parlamentar të Punëve të Jashtme.

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e kundërshtoi hapur këtë rezolutë. Ai pyeti relatorin e nismës Taulant Basha nëse nisma është konsultuar me qeverinë dhe paralajmëroi se pa pasur një opinion të saj nuk i futet këtij diskutimi.

Bushati vijoi më tej duke thënë se “mazhoranca nuk mund ti mbyllë hesapet me Lulzim Bashën duke përdorur aktorë të tjerë”.

Bushati: A është konsultuar kjo inciativë me qeverinë shqiptare? Duhet të kemi një opinion të firmosur nga qeveria shqiptare. Është njësoj sikur një nga ne të marrë një nismë dhe të propozojë që TVSH të hiqet fare dhe të mos ketë një opinion nga qeveria që është gardiani i buxhetit. Qeveria shqiptare është institucioni përgjegjës.Nuk dua ti hyj këtij diskutimi sepse unë pa pasur qëndrimin e qeverisë shqiptare nuk dua që të hyj në ujëra të turbullta.

E kam bërë kërkimin për këtë gjë dhe më rezulton se asnjë prej parlamenteve kombëtare nuk ka shkuar në këtë proces sepse detyra e BE është e ndryshme. Cilat janë vendet e Ballkanit që e kanë marrë një nismë të tillë dhe që na shtyn ne të marrim një nismë të tillë?Vetëm pak javë më vonë Shqipëria zyrtarizon kryesimin e OSBE. Jemi një vend Trojkë me Italinë dhe Sllovakinë.Kemi marrë disa zotime aty.Te opinioni i qeverisë duhet të dimë dhe qëndrimin e Sllovakisë dhe Italisë.Janë detyrime tonat ndërkombëtare.

Balla: Kjo draft-rezulutë është e vonuar.

LEAVE A REPLY