Meta: Mali i Zi partner i rëndësishëm,bashkëpunim i ngushtë mes dy vendeve

0
478

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim lamtumire Ambasadorin e Republikës së Malit të Zi në Shqipëri, Dusan Mrdoviç

Presidenti Meta i shprehu mirënjohjen diplomatit malazez për angazhimin e Tij të palodhur për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe popujve tanë. Gjatë takimit, Presidenti Meta theksoi se: “Shqipëria vlerëson orientimin euroatlantik të Malit të Zi, si një partner të rëndësishëm, aleat në NATO dhe në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.”

“Bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve tona është i rëndësishëm për forcimin e paqes, stabilitetit dhe orientimit euroatlantik të rajonit”, – u shpreh gjithashtu Presidenti Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here