Sot ne emisionin “Start” ne Tv1 Channel eshte zgjedhur per te diskutuar per nje nder problematikat te cilat jane pjese e familjeve shpeshhere dhe te nje shoqerie ne te cilen ushtrohet dhe ka vazhdimisht dhune, siç eshte edhe shoqeria jone ku pa perjashtim dihet se raste te tilla ndodhin ne vendin tone.

A duhet ne te ushtrojme dhune ndaj femijeve tane per edukimin e tyre apo duhet te jemi me te kuptueshem dhe te flasim nga ana tjeter me shume me femijet? Kesaj pyetje i eshte pergjigjur e ftuara e dites, punonjesja sociale  Tonilda Çela.

Çela: Kjo teme eshte nje prej aktualiteve me te rendesishme ne kendveshtrimin tim si punonjese sociale dhe prej experiences time 3 vjeçare ne organizaten  “Gruaja tek gruaja”. Eshte nje teme e cila nuk duhet te anashkalohet asnjehere si prej profesionisteve por edhe nga e gjithe shoqeria jone.  Tema e diskutimit qe edukimi mund te merret vetem nepermjet dhunes eshte nje nga me te diskutueshmet dhe me sfidueset veçarisht me brezat me te vjeter. Sepse gjithmone qendron mentaliteti ose jane ato shprehjet e me te vjeterve qe gjithmone na lidhin dhe na bejne qe te shkojme drejt dhunes.

Kete gje e shohim ne realitetin tone ku jemi duke jetuar.  Une si punonjese sociale mund t’I referohem experiences tek organizata “Gruaja tek gruaja” te cilat jane raste te shumta te keqtrajtimit te gruas. Por sigurisht qe nga kjo dhune ndikon ne menyre direkte apo indirekte tek femijet.

LEAVE A REPLY