Ditmir Bushati: Modeli ynë dështoi, krimi me influencë politike në Shkodër

0
684

“Është fakt që ne gabuam në Shkodër. Kjo nuk ka të bëjë thjeshtë dhe vetëm me kandidatin që ne ofruam në zgjedhjet e 30 qershorit, por mendoj se në Shkodër ka dështuar modeli ynë”. Ditmir Bushati ka kërkuar publikisht ndjesë për këtë dështim, ndonëse nuk pranon akuzën e Edi Ramës se Valdrin Pjetri ishte propozim i tij. Në një intervistë ekskluzive për A2CNN, ai thotë se një ndjesë i zyrtare i takon ta bëjë edhe Partia Socialiste.

“E para, e di gjithë Shkodra që kandidati nuk ishte propozim i strukturave socialiste të Shkodrës. E vërteta është e thjeshtë: struktura e PS në Shkodër propozoi 3 emra ndërkohë që Kryesia e PS ja dha besimin Valdrin Pjetrit”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here