Lirimi i Alvinit,Basha:Misioni vazhdon, të shpëtohen edhe fëmijët e tjerë në Siri

0
530

 

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka përshëndetur sot ndërhyrjen për vogëlushin Alvin Berisha i cili ndodhej në një kamp refugjatësh në Siri.

Në takimin “Rrugëtimi për Shqipërinë”  të zhvilluar sot në Vlorë, Basha falënderoi ata që bënë të lumtur rikthim në atdhe të vogëlushit.

“Dua të shpreh kënaqësinë time personale edhe si prind për lajmin e mirë që morëm për Alvinin. Është një dramë që na ka mbajtur mbërthyer. Është drama e një djaloshi, të shkëputur nga gjiri i familjes. Dua të falenderoj nga zemra të gjithë ata që bënë të mundur, që ai të jetë i sigurtë, veçanërisht autoritetet italiane, Kryqin e Kuq italian. Kjo tragjedi nuk ka mbaruar. Kemi dhjetëra fëmijë të tjerë në këto kampe. Misioni vazhdon. U bëj thirrje të gjithëve, veçanërisht partnerëve që na kanë ndihmuar deri tani, veçanërisht partnerëve italianë dhe partnerëve të tjerë, të bëjnë gjithçka për këta fëmijë, duke i nxjerrë nga ato kampe të tmerrshme. Por le ta mbyllim me diçka të mirë dhe t’i themi Alvinit, rrugë të mbarë e mirëse të kthesh në gjirin e familjes”,- tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here