Wednesday, December 11, 2019

Maliqi vë bast mandatin e deputetit: Rama i droguar ose i sëmurë psiqik

88
0

Deputeti, Lefter Maliqi, doli sot me një propozim.

Maliqi: Duhet se sbën të krijohet një komision shëndetësor me mjekët më mirë, për mua mjekë dhe psikologë ndërkombëtarë, që kandidati për kryeministër dhe ky kryeministër të kalojë në një testim psikoligjik.

Propozimin e lidhi me sjelljen e Kryeministrit, që sipas tij ose është i droguar ose i sëmurë psiqik dhe për këtë bast vuri mandatin e deputetit.

Maliqi: Ky ose është i droguar, ose  i sëmurë psiqik. Nëse nuk e ka njërën nga këto unë si deputet jap dorëheqjen. Ky është i sëmurë, kruhet në çdo emision, vishet me shallvare, çitjane e atlete. E degjenori këtë vend.

Maliqi shkoi më tej kur denoncoi se një pjesë e deputetëve të opozitës në Kuvend janë vegla të tij.

Maliqi: I ka vënë deputetët nën tutelë. Nuk ndryshon sistemin elektoral.Edhe opozita e re, mbi 10 deputetë janë që i shërbejnë PS. Kur të duan, këta kodin e bëjnë si të duan.Pavarësisht se Murrizi thotë jemi 39, nuk jemi. Jemi 20-25, të tjerët janë vegël e PS.Ka ardhur koha që populli të zgjohet. Më vjen keq për opozitën që merren vetëm me opozitën dhe nuk ngrihen. Nëse në pranverën e ardhshme nu ndodhin zgjedhjet, po jua them që rinia do të ikë dhe në 2021 ky kryeministër mafioz i lodhur me bandat dhe krimin të jeni të sigurt që përsëri do të fitojë zgjedhjet.

LEAVE A REPLY