“Kujtesa e një qyteti”, shkrimtari Xhahid Bushati në “Start” të Tv1 Channel…

0
888

Rreth nje jave me pare teatri “Migjeni” festoj 70 vjetorin e krijimit te tij, nje tempull ne te cilin kane kaluar breza te tere artistesh  te cilet kane dhene shume per qytetin e Shkodres. Ne emisionin “Start” ne Tv1 Channel eshte zgjedhur per te folur per kete eveniment permes nje tjeter libri te rendesishem i cili i dedikohet teatrit nga shkrimtari i mirenjohur shkoran Xhahid Bushati. Nje pune kolosale, nje pune e cila do te mbese e dokumentuar per vete faktin se profesori eshte marre me detaje ne nje liber i cili e ka titulluar “Kujtesa e nje qyteti”. Teatri “Migjeni” eshte vertete kujtesa e nje qyteti duke qene se jane ato artiste dhe aktore te cilet kane kaluar per vite e vite me radhe ne kete skene duke lene pas shume.

Bushati: Çdo liber ka historikun ose çdo veper ka nje histori, ka nje motiv dhe une nuk kam rreshtur per 32 vite per te gjurmuar, hulumtuar per te bere kete liber qe i kushtohet Shkodres dhe teatrit. Ky teater nje tempull teatror, me shume se kaq eshte shume i hijshem dhe shume i pashem. Aktoret e medhenj te ketij teatri nuk duhen lene ne harrese dhe pikerisht e kam quajtur kujtese, sepse duhet jo vetem t’i kujtojme por edhe t’i nderojme ato njerez.

Zgjodha kete liber per teatrin, sepse kjo ka te beje edhe me nje problem vetjak me pasurimin e botes time, te rritjes time. Une gjate viteve qofte te femijerise dhe me vone ka pasur disa institucione qe kane rrezatuar tek une. Qe ne femijeri ka rrezatuar tek une teatri qe e kam dashur, qe e kam ndjekur si spektator. Ka rrezatuar biblioteka, klubi i rinise “Heronjte e Vigut” dhe pikerisht gjithe keto depozitime erdhen ne nje moment qe une t’i sillesha teatrit “Migjeni” sepse mendoja qe e meriton nje liber te tille.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here