Rritja e çmimit të biletës për autobusat, Kadija: Do diskutohet në këshill, nuk është monitoruar nga bashkia

0
657

Pas kerkeses qe shoqeria e transportit urban i ka derguar keshillit bashkiak te Shkodres per rritjen e çmimit te biletes nga 30 deri ne 40 leke, nje rritje e cila eshte kerkuar edhe me heret ne vitin 2015, por qe eshte refuzuar. Per te folur per depozitimin e kesaj kerkese, cili eshte roli i keshillit bashkiak, nese do te kete rend dite gjate mbledhjes se ardhshme apo jo, per kete ka folur Kryetarja e keshillit bashkiak Brisela Kadija ne lidhjen direkte me emisionin “Start” ne Tv1 Channel.

Kadija: Qe ne fund te muajit shtator kjo kompani e transportit urban ka depozituar nje shkrese ne te cilen na njofton ne te cilen do te bejme rritjen e çmimit te biletes nga 30 ne 40 leke dhe kjo per disa aryse konomike, si rritje e çmimit te naftes, renja e numrit te popullsise, rritja e pages minimale e disa faktore te tjere.

Pas marrjes se kesaj shkrese nga sekretaria e keshillit bashkiak i eshte derguar nje shkrese per informacion bashkise Shkoder ne lidhje me kete kerkese qe ka paraqitur kompania. Kemi marre direkt nje pergjigje nga bashkia qe shoqerohej me shkresa te tjera qe kishte shkembyer kjo kompani me bashkine.

Ajo qe duhet te kuptojme eshte se liçensat jepen nga kryetari i bashkise, ndersa keshilli bashkiak ka per detyre te miratoje linjat dhe çmimin e biletes.  Rritja e çmimit te biletes nuk mund te realizohej sepse detyrimisht duhet te kaloje ne vendimarrjen e keshillit bashkiak.

Sherbimi i transportit urban ofrohet nga kjo kompani qe ne 2012 dhe kjo kompani ne 2018 ka nenshkruar nje kontrate tjeter me bashkine Shkoder, por qe vazhdojme me te njejtat problematika.

Nga keshilli bashkiak ajo qe pritet eshte qe ky problem te diskutohet ne momentin qe kryesia e keshillit do ta vendos ne rend te dites.

Ky eshte nje sherbim qe nuk eshte monitoruar asnjehere nder vite per sherbimin e transportit urban.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here