Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka ftuar Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnie-Hercegovinën në Mini Shengenin Ballkanik.

Deklarata e Vucic u bë gjatë ditës së sotme (8 nëntor) Forumin e Davosit për Dialogun Strategjik mbi Ballkanin Perëndimor.

“Disa do të thonë që Serbia po e përdor këtë sepse nuk dëshiron ta shohë Prishtinën në atë grup, gjë që nuk është aspak e vërtetë. Është shumë e rëndësishme për ne dhe duam të shohim si Prishtinën, ashtu edhe Podgoricën e Sarajevën në atë iniciativë, por vendimi varet nga ata”, tha Vuçiç, raporton media serbe B92.

Ai i dha vëmendje faktit se ka shumë njerëz në BE që janë kundër idesë sepse ata nuk janë “në avantazh”.

“Por ky nuk është problemi im. Siç e thashë edhe më parë, ne nuk jemi fëmijë, ne duam të kujdesemi për veten. Ne jemi në rrugën tonë për në BE, thoni atë që dëshironi me ne, por duhet të sigurojmë qarkullimin e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve”, përfundoi Vuçiç.

LEAVE A REPLY