Zëvendëskryetari i LSI, Petrit Vasili, sulmon kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, teksa flet për Reformën në Drejtësi. Përmes një postimi në “Facebook”, Vasili shkruan se Ulsi Manja është kundër drejtësisë së pavarur e të barabartë për të gjithë, por është pro drejtësisë së kapur dhe pro Edi Ramës, që e kapi atë.Video/Vasili:

Postimi i Vasilit:
Ulsiu i Edi Rames kundra Aurela Anastasit, per kapjen e Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi!!(VIDEO). Ulsiu dihet se cili eshte…. Ndersa Zj.Aurela Anastasi ishte Anetare e Grupit te Eksperteve te Nivelit te Larte te Reformes ne Drejtesi.

Se cili ishte roli qe ju dha Eksperteve te Nivelit te larte ne procesin e hartimit te Reformes ne Drejtesi, ku bente pjese edhe Zj.Aurela Anastasi, kete na e ilustron me se miri fjala e Kryetarit te Komisionit te Reformes Fatmir Xhafaj ne 28 korrik 2016 ne Pallatin e Brigadave ne ceremonine e miratimit te saj.

Xhafaj:
“Në të gjithë bëmë dicka, një proces i shkëlqyer i pandodhur më parë, transparent e profesional, thelbi i procesit ka qenë grupi i ekspertëve nivelit të lartë. Falenderoj ekspertët të cilët punuan në mënyrë të pandërprerë, me integritet të plotë për pergatitjen e akteve që përbëjnë reformën në drejtësi. Më vjen keq që një pjesë e jonë e politikës shpesh herë hedh baltë dhe kërkon të bëjë pis punën tuaj. Jo pak fjalën të rënda u thanë për ju. Tani kur e gjithë politika shqiptare si asnjëherë tjetër, miratoi reformën duhet të kërkohet ndjesë publike. 140 votat pro për reformën janë përgënjeshtrim i asaj që është thënë kundër jush”.

Ndersa Ulsiu eshte kunder te gjitheve. Eshte kunder Eksperteve te Nivelit te Larte, eshte kunder ish Kryetarit Xhafaj, eshte kunder drejtesise se pavarur te barabarte per te gjithe, por Ulsiu eshte ama pro drejtesise se kapur eshte pro Edi Rames qe e kapi ate. A ka njeri me mend ne koke qe beson Ulsiun dhe jo Aurelen??

Megjithate shiheni (VIDEON), per te kuptuar se si u sabotua, si u kap dhe si u bllokua Keshilli i Emerimeve ne Drejtesi me qellimin e vetem qe nepermjet saj dhe Ulsive Edi Rama te kapte drejtesine.(VIDEO).

LEAVE A REPLY