Tuesday, April 16, 2024
Home Kronika Ekstradohet nga Franca 20-vjeçari, dyshohet se kreu ‘vrasje’

Ekstradohet nga Franca 20-vjeçari, dyshohet se kreu ‘vrasje’

0
461

Një 20-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi dyshohej se kishte kryer ‘vrasje me paramendim’ është ekstraduar nga Franca.

Policia njofton se i ekstraduari është shtetasi K.F (V), 20 vjeç, lindur në Peshkopi, Dibër.

Gjykata e Shkallës së Parë Dibër  kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë,  dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2018

Në Peshkopi, pranë ish-degës ushtarake, në bashkëpunim me vëllain e tij i ekstraduari tashmë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit ku udhëtonin shtetasit  A.M ., dhe A.A.. Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi A.M.

Si u realizua kapja e të riut? 

“Kapja e këtij shtetasi u bë falë marrjes së informacionit nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër për vendodhjen e tij në Francë dhe shkëmbimit në kohë të  informacionit mes specialistëve të  Interpol Tirana me Policinë Franceze”, njofton policia.

Pas kapjes së tij në Francë si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Policinë Franceze, u bë i mundur ekstradimit i tij drejt Shqipërisë.

Specialistët për hetimine Krimeve të Rënda në DVP Dibër bënë ekzekutimin e Vendimit Penal Nr. 58, datë 22.06.2018, të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila ndaj shtetasit të lartpërmendur ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë,  dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here