Wednesday, December 11, 2019

Para se të dilni nga shtëpia hidhini një sy motit!

124
0

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme, e dielë 10 nëntor 2019.

Reshje shiu do të priten gjatë ditës në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër, por lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Kukës dhe Vlorë.

Ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta dhe mesatare në shumicën e tyre.

Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në qarqet Shkodër, Kukës dhe Vlorë, pasdite vonë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 13 / 19 °C

në vendet e ulëta: 12 / 19 °C

në vendet malore: 7 / 14 °C

Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet.

LEAVE A REPLY