“Bashkinë e Shkodrës e kemi në vend të hudhrës”, Rama-qytetares: Nuk bëhet më politikë e verbër me ankesat tuaja

0
595

Në komunikimin e përjavshëm me qytetarët kryeministri Edi Rama, u ndal edhe në shërbimet e ofruara në 60 bashkitë e vendit. Ndërsa iu përgjigj një prej qytetarëve, e cila ishte pushuar nga puna nga kreu i bashkisë, sic u shpreh me pa të drejtë, Rama tha se tanimë nuk ka asnjë bashki ku bëhet politikë e verbër me ankesat e qytetarëve, por veçoi atë të Shkodrës, për të cilën u shpreh se ka mbetur ende pa zgjidhje si për të mos prishur syrin.

 

“Tani më nuk ka asnjë bashki ku bëhet politikë e verbër me ankesat e qytetarëve sic na ka ndodhur me një sërë bashkish që i ndanin qytetarët në ata dhe ne, kështu që natyrisht që nuk janë përsorur të tëra por shkalla e mospërgjigjeve është ulur ndjeshëm, për të mos prishur syrin e keq kemi në vend të hudhrës bashkinë e Shkodrës.” -u shpreh Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here