Meta takon Presidentin e Komitetit Europian Ekonomik:Vlerësoi angazhimin e KEES në mbështetje të procesit të integrimit europian

0
540

 

Gjatë pjesëmarrjes në punimet e Forumit të Parisit për Paqen, Presidenti i Republikës, Ilir Meta u takua sot me Presidentin e Komitetit Europian Ekonomik dhe Social (KEES), Luca Jahier. Presidenti Meta vlerësoi angazhimin e KEES në mbështetje të procesit të integrimit europian të vendit tonë.
”Kënaqësi të takoja sot në Paris, Presidentin e Komitetit Europian Ekonomik dhe Social, z. Luca Jahier.
Vlerësova angazhimin e KEES në mbështetje të procesit të integrimit europian të vendit tonë dhe shpreha mirënjohjen për Rezolutën e KEES pro çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here