IKMT ka nisur sot (12 nentor) shembjen e banesave në zonën e Unazës së Re, ndërsa mes banorëve dhe policisë ka pasur përplasje dhe tensione.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur mengjesin e sotëm prishjen e një sërë objektesh në zonën e “Astirit”, për projektin e Unazës së Madhe së kryeqytetit, Loti I. IKMT thotë se janë 33 objekte që do të prishen, prej të cilave 21 janë shpronësuar, ndërsa të tjerat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit. Objektet variojnë nga një deri në katër kate. IKMT mbështet në këtë aksion nga policia e shtetit.
Ora 09:43 Burime nga Spitali i Traumës bëjnë të ditur se personat e lënduar nga përplasje me policinë janë jashtë rrezikut për jetën.
Ora 09:30 raportohen për 12 persona të lënduar, 7 protestues dhe 5 efektivë policie. Ndërsa rreth 15 persona që janë shoqëruar në polici, por ende nuk ka një njoftim zyrtar.
Ora 09:15 –Disa banorë kanë hipur në një pallat 6-katësh në shenjë protestë për të kundërshtuar prishjen e këtij objekti.
Ora 09:10 -Në vendin e ngjarjes zjarrfikëset dhe ambulanca
Nga zona e Astriti se ka një numër të lartë të fadromave, të cilat kanë nisur shembjen. Po ashtu në këtë zonë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe ambulanca.
Ora 09:00 Veliaj: Ndaloni sabitimin e Tiranës
Ora 07:00 Tensionet kanë nisur që prej orës 06:00 të mëngjesit tek ‘Sheshi Shqiponja’, ku ka pasur përplasje mes banorëve dhe forcave të policisë, ku raportohet edhe për persona të lënduar. Ndërsa banorët pretendojnë se eshte hedhur edhe gaz lotsjellës.
Mësohet se policia ka shoqëruar 10 persona.
Në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe ish-deputetët , Edi Paloka, Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari.
Mësohet se banorët e kanë kaluar natën jashtë në mbrojtje të banesave të tyre.
Banorët e Unazës së Re kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë shembjen e banesave të tyre.
Forcat e policisë kanë bllokuar rrugën në të dyja anët e Unazës, ndërsa qytetarët janë të agravuar pasi nuk lejohen të kalojnë rrugën për të shkuar në punë.