Wednesday, December 11, 2019

Përplasja te “Astiri”, Presidenti Meta: E papranueshme dhuna e përsëritur

136
0

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me përplasjen e sotme mes banorëve të Astirit dhe policisë.

Kreu i shtetit thotë se është e papranueshme dhuna e përsëritur sot ndaj banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë në mbrojtje të shtëpive dhe të pronave të tyre.

“Arroganca përballë mjerimit dhe traumës që po u shkaktohet këtyre familjeve për muaj të tërë është e patolerueshme. Banorët të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve dhe palët të ulen menjëherë në dialog”, thuhet në reagimin e kreut të shtetit.

Presidenti Meta i uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.

LEAVE A REPLY