Pavaresisht se deri ne keto momente jemi favorizuar nga kushtet atmosferike, por kjo nuk do te thote qe institucionet pergjegjes nuk duhet te marrin masat ne rastet e situatave te nevojshme gjate muajve vijues. Per kete fakt nje dite me pare eshte zhvilluar nje mbledhje ne prefekturen e qarkut te Shkodres ku eshte mbledhur komisioni i emergjencave civile te qarkut. Per te folur per rezultatet e kesaj mbledhje dhe masat e marra ne lidhjen direkte me emisionin “Start” ne Tv1 Channel ishte shefi i emergjencave civile Pellumb Dani.

Dani: Deri tani ne na ka favorizuar edhe moti per situatat e pritshme emergjente, por gjithsesi institucioni i perfektit te qarkut Shkoder ne vijim te ligjit per mbrojtjen civile per qarkun Shkoder, ka qe heret qe merr masa te situatave emergjente.  Dje ka qene mbledhja e fundit persa i perket masave parandaluese dhe ne aspektin teknik dhe si specialist une e konsideroj te mbyllur fazen e marrjes se masave parandaluese. Te gjitha institucionet pergjegjese qofshin keto bashkite, institucionet e nivelit qendror, autoriteti verior kane marre te gjitha masat planifikuese per te mirmenaxhuar situatat e pritshme.

Ka dy vite qe persa i perket akseve rajonale jane marre masa jashtezakonisht te mira per miremenaxhimin e tyre. Fakti qe keto akse rajonale nepermjet ARRSH kane kaluar nepermjet bankes boterore te firmave kontraktore ka bere te mundur qe ne dy dimrat qe kemi kaluar ne kohet e fundit te kemi nje mirmbajtje jashtezakonisht te mire te akseve. Besoj qe ky vit do te jete shume e dhe me imire sesa vjet persa i perket akseve rajonale.

Ndersa per akset rurale qe jane direkt pergjegjesi e bashkive kemi problematika. Kapacitetet nuk jane te mjaftueshme, por koordinimi, bashkepunimi i bashkive aty ku ato e kane problematiken me institucionet qendrore dhe me prefektin do te jete i vazhdueshem, mbeshtetes ne menyre qe edhe ato problematika qe ato kane te ezaurohen me sukses gjate mirmbajtjes se rrugeve sidomos ne periudhen e dimirt.

Persa i perket rruges se Thethit besoj qe kete vit nuk do te kemi “trashegim” te problematikave qe kemi pasur vitet e kaluara, pervete faktin se ka nisur puna per kete segment rrugor, qe ka qene tejet shqetesues. Aktualisht puna e kompanise vijon dhe normalisht ne kete situate periudhe dimrit, kjo kompani ka edhe pergjegjesine  e mirembajtjes se rrugeve  dhe besoj se nuk do te kemi me problematika si vitet e kaluara.

LEAVE A REPLY