Mbremjen e kaluar ne “Perspektive” te Tv1 Channel eshte diskutuar per familjen dhe kryesisht per ato me shume femije te cilet pjesa e madhe vuajne nga veshtiresite ekonomike. Ne nje shtet si Shqiperia ku ndihma ekonomike eshte e paket ose per disa nga familjet mungon krejtesisht veshtiresia rritet akoma edhe me teper. Per te diskutuar rreth kesaj teme ishte I ftuar ne studio drejtori I ndihemes ekonomike ne bashkine e Shkodres, Shkelzen Mustafaraj.

Mustafaraj: Nje familje prej kater pjesetaresh ne qofte se nuk ka te punesuar dhe mbeshtetet me ndihme eknomike prej 4320 leke, si mund te jetojne? Me kete shume nuk mund te mbulohet asnje nevoje bazike ne familje. Me ndihemen ekonomike sot ne te gjithe bashkine tone kemi 1686 familje qe marrin kete ndihme qe do te thote dikund tek 6%, ndersa ne bashki ne qytet sot trajtohen vetem 270 familje.

Nder kushtet qe mund te realizohen per nje mireqenje me te mire eshte punesimi, i cili nuk hapet as me programe, as me llafe, por me punesim duhet te kthehemi te sistemi fiskal qe do te thote te kthehemi nga mbrotja e produkteve tona bujqesore dhe blegtorale. Ne po te kemi nje sistem fiskal te drejte, vetem me duhanin une mund te them me plot bindje qe jetesa ne qarkun e Shkodres rritet me 20% per dy vite.

LEAVE A REPLY