Vasili sulmon Xhafajn: Po guxon të mbrojë palacollekun e Dvoranit

0
641

 

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të deputetit Fatmir Xhafaj lidhur me njohjen nga Gjykata Kushtetuese të anëtares, Marsida Xhaferrlari. Xhafaj mori në mbrojtje kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Arian Dovrani dhe kritikoi qëndrimin e kreut të shtetit.
Vasili i krahason Xhafajn dhe Dovranin me Janeva Katicën e Maqedonisë së Veriut. Katica u mbështet nga ndërkombëtarët për krijimin e Prokurorisë Speciale në këtë vend, por më vonë rezultoi se vet Katica ishte e përfshirë në afera korruptive dhe presione që bënte ndaj politikës me anë të reformës se prokurorisë speciale.

Mesazhi i plotë i Petrit Vasili 

Sot Katica politike e reformës në drejtësi Fatmir Xhafaj po guxon të mbrojë palacollekun e Katicës Dvorani Kryetar i KED, që shkeli e dhunoi Kushtetutën e Ligjin për ti shërbyer kapjes së Gjykates Kushtetuese nga Rilindja dhe për ta kthyer drejtësinë në pronën kriminale të saj.

Sot Katica politike guxon të shantazhojë edhe anëtarët e KED në mbrojtje të Katices Dvorani të KED.

Mashtrimi publik arriti deri aty sa Katica politike të gënjejë edhe për vendime të KED, që nuk janë marrë kurrë si dhe për vendime që KED e ka të pamundur me ligj që ti marrë dhe të shpallë fitues.

KED ka marrë vendim vetëm, që vendimet e saj të publikohen në faqen e Gjykatës së Lartë dhe kjo është e zeza mbi të bardhë e nuk e luan topi.

Katica Dvorani dhe Katicat e tjera thjesht shnderruan Gazeten Zyrtare në Landfill Zyrtar gjë të cilin mbron sot Katica politike Fatmir Xhafaj.

Mbi Katicen Dvorani bie e gjithë përgjegjësia individuale penale për këtë veprim dhe të shumë të tjera në funksion të rolit të tij në puçin kushtetues duke filluar nga loja kriminale me dërgimin e listave, manipulimin e vlerësimit të kandidatëve etj, etj ndaj edhe do të përgjigjet deri në një.

Katica politike Xhafaj, që bën presion gjoja në emër të reformes duke përmendur veçanërisht partnerët amerikanë, është dita sot që ti kujtojmë se SHBA është simboli i drejtësisë pavarur, të pakapur dhe të pashantazhuar.

Katica politike nuk mund të shpërdorojë e keqpërdorë dot më SHBA dhe atë që ato simbolizojnë, si alibi për të kapur drejtësinë dhe Gjykatën Kushtetuese.

Katica politike, që bekoi zgjedhjen antikushtetuese të Arta Markut, që vuri Ministrinë e Brendeshme në funksion të vellait trafikant, që deklaroi 24 orë përpara vazhdimin dinjitoz të reformave dhe 24 orë më pas iku me bisht në shalë flet sot për parime e për kushtetutë.

Katica politike me shokë e çuan kushtetutën në atë derexhe që kandidatja e vetshpallur të betohej te Bregu i Lanes

Një notere e thjeshtë u tregua shumë më dinjitoze se të gjithë Katicat e kapura të marra bashkë.

I gjithë populli i sheh me neveri Katicat e Bregut të Lanes, që mbrojnë njera tjetrën dhe kërkon veç ndeshkimin e tyre (Petrit Vasili)

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here