Ekskluzive/ Domnori: “Ke valëvitur flamurin shqiptar”, ja si më arrestoj policia e Malit të Zi…

0
852

Irfan Domnori nga Shkodra ka zgjedhur per here te pare te reagoje ne lidhjen direkte me emisionin “Start” ne TV1 Channel per incidentin e ndodhur me shtetin fqinj Malin e Zi ne Kraje ne te cilin kishte shkuar per festuar “Diten e geshtenjes” nga ku e  kane denuar me ndalim hyrje me 30 dite ne Malin e Zi si dhe gjobe prej 300 eurosh pasi ka valevitur flamurin shqiptar.

Domnori: Ne Kraje po zhvillohej koncerti per “diten e geshtenjes” ne te cilin po merrja pjese. Fillimisht isha i veshur me nje kostum sportiv dhe me biçiklete, por me pas kur nisi kenga “Xhamadani vija vija” une vesha kostumin kombetar dhe mora flamurin shqiptar dhe shkova drejt turmes per te marre pjese ne kete feste. Pasi mbaroj koncerti dhe te gjithe me pershendeten dhe falenderuan u nisa per tu kthyer drejt Shkodres fillimisht me ndaluan dy police duke me pyetur pse me keteveshje, pse ke valevitur flamurin , ke ardhur edhe here te tjera ketu por pas pak minutash iken dhe une vijova serish rrugen per ne Shkoder. 

Pasi bere 1 kilometer rruge, makina e policise e Malit te Zi na ndaloj duke na kerkuar serish mjetet e identifikimit. Mua me moren ne makine e policise dhe me thanen do te shkojme ne policine e Tivarit dhe nga aty me thanen qe ke per te shkuar per tu paraqitur ne gjykaten e Tivarit ku me denuan 322 euro gjobe dhe 30 ndalim hyrje ne Malin e Zi me arsyen se ke valevitur flamurin shqiptar atje dhe ke veshje kombetare. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here