Kryemadhi: Larg duart e politikës nga sistemi i drejtësisë

0
476

 

Opozita ka deklaruar se janë të gatshëm për zgjedhje të parakohshme ndërkohë që Kryeministri Rama ka deklaruar që nuk do të heqë dorë nga mandate i tij. Ditën e nesërme keni një takim me Presidentin Meta i cili së fundmi për retorikë ose jo është shprehur për shpërndarje të Parlamentit. A është kjo mundësia e vetme që i ka mbetur opozitës që të rikthehet në Parlament duke qenë se me protesta dhe me denoncime nuk ka arritur ta largojë Kryeministrin Rama?

Kryemadhi:Unë nuk mendoj që sot Shqipëria ka nevojë për emra të përveçëm, mendoj që sot Shqipëria ka nevojë për një zgjidhje të krizës politike në të cilën ne gjendemi. Ngritja e Gjykatës Kushtetuese është një hap përpara zgjidhjes së këtij problemi sepse duke u ngritur Gjykata Kushtetuese, duke filluar funksionimi i saj do të jetë një garanci për opozitën. Mos të harrojmë që largimi i opozitës në shkurt nga Parlamenti dhe djegia e mandateve vinte edhe si rezultat i mungesës së Gjykatës Kushtetuese ku shumë problematika ose shumë shkelje, jo vetëm të Kushtetutës por edhe të të drejtave të njeriut që i janë bërë opozitës në Parlamentin Shqiptar nuk kishin më se ku të gjykoheshin. Kështu që, rifillimi I këtij institucioni do të krijonte hapësira shumë të reja. Jam e bindur që Z. Rama do të vazhdojë dhe do të luajë që për të gjitha veprimet që ka marrë tani mazhoranca është dakordësuar me partnerët strategjikë, SHBA-të dhe BE por unë dua të theksoj edhe një herë, SHBA-të kanë vetëm një qëndrim ndaj Shqipërisë, zbatimi i Kushtetutës dhe larg duart e partive politike nga sistemi i drejtësisë. Larg duart një herë e përgjithmonë të politikës nga sistemi i drejtësisë në mënyrë të tillë që pandëshkueshmëria të mos jetë më vlerë e qeverisjes dhe partive politike por pandëshkueshmëria të harrohet në Shqipëri dhe të ndëshkohen të gjithë ata që shkelin ligjet, Kushtetutën dhe janë të përfshirë në krimin e organizuar dhe në të gjithë proceset korruptive që kalon sot Shqipëria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here