Tuesday, December 10, 2019

‘Shpresojmë mos dëgjojmë tentativë për të ndryshuar emrin e vendit ‘ , Meta reagon për stadiumin: Gjithmonë do themi do shkojmë te ‘Qemal Stafa’

123
0

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar në rrjetin social “Facebook” mbi arsyen se pse nuk ishte i pranishëm në ndeshjen, Shqipëri-Francë.

Më herët ai postoi foto nga shtëpia e tij, ku po ndiqte ndeshjen, ndërsa në këtë postim uron tifozët KuqeZi për performancën në stadium, por nuk kursen ironinë sa i takon ndryshimit të emrit të stadiumit, dikur ‘Qemal Stafa’.

Meta shkruan se ndihet i palumtur për heqjen e padrejtë të emrit të stadiumit tonë kombëtar për arsye komerciale.

Presdienti shprehet se pavarësisht kësaj, nuk do të thotë se nuk do shkojë në të ardhmen.

Për Metën stadiumi do të mbetet “Qemal Stafa”. Gjithashtu ai ka ironizuar  se në të ardhmen mos merret ndonjë iniciativë për t’i ndërruar emrin dhe vendit për arsye komerciale.

Postimi i plotë:

Të dashur tifoza Kuq e Zi!

Sot keni shkëlqyer me entuziazmin tuaj të pandalshëm duke treguar se tifozët më të mirë jane ata që brohorasin ekipin edhe më shumë kur është në disavantazh. Sot nuk isha dot midis jush sepse jam i palumtur për heqjen e padrejte të emrit të stadiumit tonë kombëtar për arsye komerciale! Por kjo nuk do të thotë se nuk do vij në të ardhmen. Pasi ne të gjithë do themi si gjithmonë: “Do shkojmë në Qemal Stafa!”
Shpresojmë të mos dëgjojmë ndonjë iniciativë të marrë për t’i ndërruar emrin dhe vendit për arsye komerciale.
Nderim për të gjithë ata që luajtën me nder me fanellën kuqezi në “Qemal Stafa” për mëse shtatë dekada!

LEAVE A REPLY